Madje edhe miliarderët e botës së teknologjisë, hakiraten.
Disa nga llogaritë e rrjeteve sociale të Mark Zuckerberg, janë hakuar në orët e vona të së dielës. Sulmuesit virtualë, kanë publikuar mesazhe nga këto llogari, duke treguar se tashmë kishin akses në to.
Hakeri apo hakerët që e përdornin emrin “OurMine Team”, që kishin arritur të futen në llogarinë e Zuckerberg në Tëitter dhe në Pinterest, kanë thënë se i kanë thyer edhe fjalëkalimin në llogarinë e instagramit. Vetëm në llogarinë e tij në Facebook, ata s’kanë arritur të prekin, shkruan Business Insider, transmeton Klan Kosova.
Më e çuditshmja në këtë mes, është passwordi i tij.
“dadada”, ishte fjalëkalimi i Zuckerberg.
Si ia kishin arritur hakerët t’ia thyenin të gjitha fjalëkalimet? Zuckerberg e kishte bërë një gabim bazik të sigurisë: ai i kishte ripërdorur të njëjtat fjalëkalime.
●●●
DLSHKRIMI NGA
Donika Lamaxhema
Editorial nga Klan Kosova — ndjek tech & auto dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.