Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka deklaruar se nuk do ketë nevojë për ndalesa në paga, meqë sipas saj, shumica e mësimdhënësve kanë qenë në vendin e punës.
Sipas Nagavcit, çështja e kalendarit shkollor është punë e kryer dhe nuk ka vend për rishikime.
Ndryshe nga shefja e dikasterit të arsimit, sindikalistët thonë, se në fakt numri i mësimdhënësve që dolën në punë është i vogël.
Derisa edhe prindërit nuk ndërruan qëndrim e janë kundër të shtunave për t'u mbajtur mësimi.
https://www.youtube.com/watch?v=jnP7g3c7Joc
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.