Grupi i lobistëve ambientalistë gjermanë DUH ka thënë se emetimi i oksidit të nitrogjenit në modelin C-Class 200 CDI ka kaluar limitet Euro-5, duke iu referuar testeve të kryera nga Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Bern, Zvicër.
DUH ka thënë se modelet dizel të makinës kanë emituar dy herë më shumë sesa lejohet oksid nitrogjeni kur testet janë bërë me standardet evropiane.
●●●
KSHKRIMI NGA
KLANKOSOVA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek tech & auto dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.