Klinika e Anestezionit me Mjekim Intensiv do të mbetet me një anesteziolog më pak.
Kështu ka konfirmuar për klankosova.tv, drejtori i kësaj klinike, Gazmend Spahija.
Sipas tij, doktori Burhan Hadri, i cili momentalisht është në pushim vjetor, ka ofruar dorëheqje nga data 26 shtator e këtij viti.
Pas largimit të Hadrit, QKUK-së do t’i mbesin vetëm 48 anesteziologë.
Kujtojmë se Klan Kosova ka raportuar për mungesën e anesteziologëve në QKUK. Për t’u informuar më shumë rreth kësaj ngjarjeje, klikoni në linkun e mëposhtëm.
Anulohen operacionet në Maksillë, nuk ka anesteziolog - Klan Kosova - YouTube
klankosova.tv
●●●
HSHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.