Kombëtarja e Kosovës në futsall e ka arritur edhe fitoren e dytë në kualifikimet e botërorit 2024 në kuadër të grupit C. Pasi mposhti Bullgarinë, viktima e radhës e “Dardanëve” ishte Skocia.
Kosova fitoi me rezultat 4-1 me tre golat e Drilon Maxharaj dhe një tjetër nga Endrit Hajdini, njofton KlanKosova.tv.
Më këtë triumf ekipi i selektorit Arben Simitçiu, është një hap larg kalimit në fazën tjetër për t'iu bashkuar 24 shteteve tjera.
Ndeshjen e fundit të kësaj faze kualifikuese Kosova e luan me Armeninë, më 11 prill. Ky cikël kualifikues është duke u zhvilluar në Bullgari.
●●●
SKSHKRIMI NGA
S K
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.