Një qytetar i komunës së Gjilanit ka humbur sonte betejën me COVID-19.
Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, e ka bërë të ditur lajmin përmes një postimi në Facebook, njofton Klan Kosova
Haziri u ka shprehur ngushëllime familjes së të ndjerit, ndërsa po ashtu ka bërë të ditur se edhe dy persona kanë rezultuar të infektuar me COVID-19.
I pari i Gjilanit po ashtu ka thënë se totali i të infektuarve është 449, ndërsa prej tyre 286 janë të shëruar, 148 janë raste aktive, prej të cilëve 44 të hospitalizuar dhe 16 viktima.
Haziri tha se janë në pritje edhe të rezultateve të 62 mostrave të datave 27, 28 dhe 29 korrik.
"#Dita141. Sonte edhe një qytetar i dashur i Gjilanit e humb betejen me #COVID-19. Ngushëllimet më të sinqerta familjes Kurteshi nga Livoqi i Epërm. Gjendja sonte pasqyrohet me 2 të infektuar më shumë. Totali i të infektuarve është 449, 286 të shëruar, 148 raste aktive, prej të cilëve 44 të hospitalizuar dhe 16 viktima. Jemi në pritje të 62 mostrave të datave 27, 28 dhe 29 korrik. Ju lutem, ruaju për vetën, familjen e qytetin!", ka shkruar Haziri.
●●●
NSHKRIMI NGA
NP
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.