Kompania më e njohur për krijimin e telefonave inteligjentë luksozë, Gresso, ka shtuar një pajisje të re tek seria Regal.
Telefoni i saj më i ri luksoz nga kjo komapni quhet Gresso Regal Gold, ndërsa do të ofrohet në numër të limituar. Do të krijohen vetëm 99 njësi dhe secili prej tyre do të jetë i larë në ar 18 karatësh e do të ketë të gdhendur një numër personal.
Kasa e telefonit është bërë me titan të fortë të gradës 5, i cili përdoret gjerësisht tek industria ajrore.
Regal Gold përmban ekran me prekje 5 inç me rezolucion 1080 pikselë dhe xhamin mbrojtës Gorilla Glass. Ky smartfon fuqizohet nga një procesor me katërbërthamësh me shpejtësi 1.5 GHz, ofron rrjetin 3G, ndërsa bateria do të zgjasë për 6 orë bisedë dhe 300 orë pa u përdorur fare.
Regal Gold do të operojë me sistemin Android.
https://www.youtube.com/watch?v=ZrWrrOME-Q4
●●●
KSHKRIMI NGA
KLANKOSOVA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek tech & auto dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.