Big Brother VIP Kosova 3, një format gjigant, spektakël i zjarrtë, e emocione pafund.
Këto janë vetëm disa nga fjalët që e përshkruajnë këtë edicion të tretë të shout më të madh në vendin tonë.
Shtëpia e mbushur me një kast të përzgjedhur në hollësi, ishte shtëpia që bëri bashkë gjithë shqiptarinë.
Duke nisur nga dashuria, intrigat, hidhërimet e gëzimet, këtë format e bënë të jashtëzakonshëm ndodhitë e njëpasnjëshme.
https://www.youtube.com/watch?v=5CYyoWYFjgc&t=2376s
Çiftet si Ana dhe Kevini, Diana dhe Arioni, Lela dhe Leo e Gjesti me Xhenetën, e hijeshuan edhe më shumë shtëpinë më të famshme në Kosovë.
https://www.youtube.com/watch?v=PxWxTBslZfw&t=80s
https://www.youtube.com/watch?v=mDYJrqdtO4w
https://www.youtube.com/watch?v=mZp5a3-8UcQ
https://www.youtube.com/watch?v=SjnY-2T9K-0
Puthje, përqafime, rrëfime dashurie, e ndarje - të gjitha ndodhën brenda mureve të kësaj shtëpie deri më sot.
Nuk munguan as përballjet me persona nga jashtë, por që diçka e mirë lulëzoi nga ato.
Bëhet pra fjalë për Drenushën dhe ish-burrin e saj, Atillën, që pavarësisht sfidave, ata u pajtuan që fëmijët e tyre t'i rrisnin në mënyrën më të mirë të mundshme. E këtë e arritën përmes Big Brother VIP Kosova.
https://www.youtube.com/watch?v=nru0xxcJB6g
https://klankosova.tv/fenomeni-drenusha-atilla-bbvk-3-e-pajton-ish-ciftin-per-hir-te-femijeve-video/
E thyerja e tabuve nuk është e panjohur për spektaklin e Big Brother VIP Kosova. Kështu ndodhi edhe në këtë edicion, ku gazetari më i mirë në Kosovë, Vullnet Krasniqi foli hapur e pa ndrojtje për orientimin e tij seksual.
“Unë e kam kuptu që seksualiteti im nuk është diçka e zakonshme e kjo ka ndodh diku sa isha në shkollën e mesme. Në shkollën e mesme në Drenas dhe në katunin tem ku unë jetoj, dashnia i ka taku një mashkulli dhe një femre dhe çdo diskutim për të kundërtën ka qenë përqeshës dhe i ndaluar. Më vonë kur kam fillu me e eksploru vetën e kam kuptu që më shumë kam dashtë me i këqyr meshkujt sesa femrat – unë kam tentu disa herë me jetu jetën siç thonë të tjerët teksa hera e parë qe e kam kuptu që jam ‘gay’ ish dashtë me qenë zbulimi i vetës sikur gjithkund nëpër botë, por në Kosovë nuk është kjo mundësi”, u shpreh Vullneti në Prime të së premtes (27 dhjetor).
E gjithë kjo fazë, siç thotë Vullneti, ka qenë e rëndë dhe depresive, teksa vështirësitë e pranimit të seksualitetit të tij e bënin që të jetonte jetën mbi atë siç donin të tjerët ta shihnin. Por, siç thotë edhe vetë gazetari, të gjitha vështirësitë ishin edhe një rrugëtim i lumtur i pranimit të vetvetes.
https://www.youtube.com/watch?v=pfymW29iZEg&t=121s
Humori i Gjestit e shpërthimet e Xuxit, gjithashtu karakterizuan këtë shou, e pavarësisht të bëmave të tyre, ata publiku i do shumë.
Kjo dëshmohet nga votat që kjo dyshe marrin vazhdimisht.
https://www.youtube.com/watch?v=K6FT9WTFe18&t=155s
https://www.youtube.com/watch?v=VR74neyeR9U
Një raport që bëri t'u zgjateshin veshët publikut, është ai mes Drilonit dhe Sarës. Dyshen e do shumë publiku, e ata me shikimet, ledhatimet e prekjet e tyre të herëpashershme, këtë raport e bëjnë edhe më të padurueshëm për përkrahësit e shumtë që i kanë jashtë, për t'i parë ata si çift.
https://www.youtube.com/watch?v=jR8opUFsawY&t=1s
https://www.youtube.com/watch?v=CAedvSVf7So&t=2050s
Por këtij pëlqimi i erdhi edhe një epilog.
https://www.youtube.com/watch?v=UDil50uL0Rg
Por në krejt këtë dashuri e lumturi, pati edhe përplasje, debate, lot, intriga e çka jo tjetër.
Shoqëritë u prishën, e dashuritë u "shuan". Diçka e tillë ndodhi mes Gjestit dhe Xhenetës. Pavarësisht se gjuha e trupit të tyre flet shumë, goja e tyre nuk e thotë se ata duan të ribashkohen.
https://www.youtube.com/watch?v=29V8DGHB53c&t=331s
https://www.youtube.com/watch?v=yK0nArctDuk
Por kanë mbetur edhe disa ditë në përfundimin e këtij rrugëtimi.
Neve na mbetet t'ju themi që të prisni të papriturën, sepse, një shprehje e famshme thotë: "Nuk keni parë gjë akoma"...
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek big brother vip dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.