Qeveria e Norvegjisë ka njoftuar se kufizimet kombëtarë kundër përhapjes së COVID-19 do të vazhdojnë edhe pas Vitit të Ri.
Ministri i Shëndetësisë, Bent Høie, konfirmoi në një konferencë të martën se kufizimet aktuale do të vazhdojnë edhe në janari, raporton NRK, transmeton Klan Kosova
"Ne jemi duke forcuar masat për të siguruar pajtueshmëri më të mirë me rregullat e karantinës pas Krishtlindjeve dhe për këtë arsye po mbajmë masat kombëtare deri në gjysmën e dytë të janarit" tha Høie.
Ministri në konferencë mes tjerash theksoi se Norvegjia qëndron më mirë në raport me rastet e reja për dallim prej vendeve fqinjë të cilat aktualisht po shënojnë rritje të rasteve.
“Në vjeshtë, infeksionet u rritën në Norvegji. Virusi u përhap shpejt dhe në të gjitha qarqet. Tani shohim përgjigjet që masat kanë dhënë funksion. Edhe pse numri i infeksioneve është i lartë, ato kanë filluar të bien” tha Høie.
Sipas World Meters gjatë 24 orëve të fundit Norvegjia ka regjistruar 285 raste të reja me COVID-19 dhe dy viktima.
Kufizimet kombëtare të koronavirusit të Norvegjisë janë si më poshtë:
Të gjithë banorët inkurajohen të qëndrojnë në shtëpi sa më shumë që të jetë e mundur
Distancë shoqërore prej dy metra nga njerëzit dhe grupet në rrezik
Nuk lejohet më shumë se 20 persona të marrin pjesë në vende publike, maksimumi 50 persona në ngjarje private
Shmangni të gjitha udhëtimet jashtë vendit për nevoja jo-thelbësore
Ndalim kombëtar i shërbimit të alkoolit pas mesnatës
Kërkesa e detyrueshme e testit negativ COVID-19 për të gjithë arritjet ndërkombëtare nga vendet në zonën e "kuqe"
Arritjet pa leje të qëndrimit norvegjeze ose pa arsye punësimi duhet të kryejnë karantinë 10-ditore në një hotel për COVID-19 dhe të testohen për koronavirus.
Rekomandim i fortë kundër udhëtimit brenda Norvegjisë
Maska për fytyrën rekomandohen në situata kur nuk është e mundur të ruhet distanca sociale prej 1 metri ose "kur rreziku i infeksionit e tregon atë".
●●●
NSHKRIMI NGA
NP
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.