Përveç sheshit, flamujt serbë u vendosën edhe në shumicën e ballkoneve të banesave.
Një tjetër me përmasa gjigante u pa i vendosur edhe në ballë të një godine pranë shtatores së "Car Llazarit". Këso simbole pati edhe nëpër duar të protestuesve, të dielën, në Mitrovicën e Veriut.
E si kundërpërgjigje për të bëmat e serbëve në 24 orët e fundit, në lagjen e boshnjakëve shqiptarët morën një iniciativë duke vendosur flamuj të Kosovës e kombëtar.
Arsyetimi i tyre ishte që sikur serbët që po deklarojnë se “Kosova është Serbi”, ata po dëshirojnë të tregojnë se “Veriu është Kosovë” dhe siç thanë “Kosova është Shqipëri”.
https://www.youtube.com/watch?v=iX5bOfjACVU
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.