Asnjë rast i vdekjeve si pasojë e COVID-19 nuk është regjistruar në 24 orët e fundit në vend.
Lajmi është bërë i ditur nga Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, me anë të një postimi në Facebook, njofton Klan Kosova.
Zemaj ka njoftuar se gjatë kësaj periudhe janë regjistruar 46 raste pozitive me koronavirus.
"Bashkë po i gëzohemi faktit që Kosova edhe sot nuk ka asnjë rast të vdekjes nga Covid 19, si dhe një numër relativisht më ulët sa i përket të të infektuarve, ku nga 580 teste, 46 kanë rezultuar pozitiv", shkruan Zemaj.
I pari i shëndetësisë njëherit ka bërë thirrje për respemtin e masave kundër COVID-19.
"Mbroni veten dhe njerëzit që ju rrethojnë! Respektoni masat anti covid për të frenuar përhapjen e virusit!
Me kujdes çdo ditë, e mundim virusin!.".
Në Kosovë edhe të martën nuk është regjistruar asnjë rast i vdekjes me virusin korona.
●●●
VISHKRIMI NGA
V I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.