Pas triumfit në Kampionatin Botëror të Xhudos për junior, nga Distria Krasniqi nuk kanë pushuar urimet drejtuar asaj dhe stafit të Përfaqësueses së Kosovës në Xhudo.
Është zëvendëskryeministri, Hashim Thaçi që nëpërmjet një postimi në profilin zyrtar të tij në Facebook ka uruar Krasniqin për këtë të arritur, transmeton Klan Kosova.
Ky është urimi i Thaçit:
“Sukseset e xhudisteve tona nuk kanë të ndalur. Urime Distria Krasniqit titulli i Kampiones Botërore për juniorë. HTH”
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.