Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, sot po qëndron në Kosovë.
Sipas agjendës së publikuar, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe kryeministri Albin Kurti, pas përfundimit të mbledhjes së dy qeverive, Rama merr pjesë edhe në promovimin e librit "Përplasja e madhe" të nënkryetarit të Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj, ish-ministër i jashtëm.
Libri, flet për luftën hibride të Rusisë kundër Kosovës dhe Ballkanit, përvojat dhe situatat e ndryshme që Hoxhaj sa ishte ministër i jashtëm i Kosovës kishte hasur, e që lidheshin me luftën e Rusisë kundër Kosovës.
Vizita e kryeministrit të Shqipërisë nisi dje, dhe i shoqëruar me disa ministra të kabinetit të tij ai vizitoi familjen e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe po ashtu, vizitoi dy nga fabrikat eksportuese më të mëdha kosovare të Devolli Corporation – M&Sillosi në Xërxë të Rahovecit dhe Comodita në Gjakovë.
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.