Këngëtarja e njohur, Edona Llalloshi, ishte e ftuar të premten në emisionin e mëngjesit “#Gjesi” në T7, ku promovoi këngën dhe videoklipin e saj më të ri.
Por, krahas kësaj ajo ka folur edhe për çështjen e dasmave. Ajo ishte në mesin e këngëtarëve që protestuan ditë më parë para Qeverisë së Kosovës, për lejimin e mbajtjes së dasmave.
Në “#Gjesi”, këngëtarja tha se është ndjerë e ofenduar nga deklaratat e disa zyrtarëve institucional këtyre ditëve. “Më ka ardhur shumë keq, meqë unë jam pjesë e kësaj shoqërie. Por le të mbetet në ndërgjegjen e tyre”, ka deklaruar pos tjerash këngëtarja e njohur.
Ndryshe, ditë më parë, ajo kishte shkruar një status në rrjetet sociale përmes së cilit kishte kërkuar një organizim më të mirë brenda vet estradës, e jo të shkohet me organizime, siç është shprehur, në krye veti.








