Këtë të shtunë nisi sezoni i ri i emisionit "Familja ime", në Klan Kosova, ku tema e parë i takoi produktivitetit pas pushimeve, me ç'rast e ftuar ishte edukatorja, Blerina Govori.
Edukatorja tregoi për rikthimin e fëmijëve në kopshte dhe se çfarë duhet përdorur për adaptimin sa më lehtë të fëmijëve atje.
"Tek fëmijët është edhe mënyra individuale se si bëhet rikthimi i tyre në kopsht. Disa fëmijë e kanë më vështirë, disa më lehtë, ata të cilët e kanë më vështirë, mundohemi që përmes aktiviteteve të përshtaten me institucionin, pastaj edhe afërsia me mësuesen, por rol kanë edhe prindërit për përgatitjen e tyre para se t'i sjellin në kopsht", tha ajo.
Sipas Govorit, mënyra se si prindërit ia transmetojnë fëmijëve të tyre vajtjen në kopsht ka shumë rëndësi dhe në momentin që e shohin se ata janë të gatshëm për kopsht, edukatoret përkujdesen që përmes aktiviteteve ditore ata të ambientohen gradualisht.
https://www.youtube.com/watch?v=ZheLcBG7ego
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.