Egjipti do t’i rihapë të gjitha aeroportet më datë 1 korrik të këtij viti, pas bllokadës që u bë gjatë muajit mars për shkak të përhapjes së koronavirusit.
Këtë e ka bërë të ditur në një konferencë për media ministri i aviacionit civil, Mohamed Manar, shkruan Reuters, transmeton Klan Kosova.
Ai së bashku me ministrin e Turizmit, Khaled al-Anani, kanë prezantuar masat që duhet të praktikohen brenda aeroplanëve, aeroporteve dhe hoteleve, në mënyrë që të sigurohet shëndeti i turistëve.
Bazuar në rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, udhëtarët që vijnë nga vendet ku numri i të infektuarve është i madh, duhet të testohen para se të hyjnë në Egjipt.
klankosova.tv
●●●
HSHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.