Artistët e njohur shqiptarë, Gjesti dhe Egli kanë bërë bujë për lidhjen që krijuan brenda BBVA-së.
E në një intervistë të fundit të Eglit në Prishtinë, këta dy emra u përfolën edhe më shumë, transmeton Klankosova.tv.
Një analizë të shkurtër se çfarë mund të jetë duke ndodhur ndërmjet Gjestit dhe Eglit, e dha në emisionin “Weekend” gazetari Redjon Shtylla.
“Egli është një vajzë që ka artikulim, këtë e kemi thënë, por nga ana tjetër është një vajzë me stil por edhe tradicionale. Pse e them këtë? Kur u pyet në raport me Gjestin, ajo fillimisht tha se ‘Gjesti tha kështu’. Pra le të themi se ajo ende ka ende peshën e lidhjes, janë a po jo bashkë. Vlen të ceket se Egli u shpreh se ka një ndjesi për të, kur u pyet se a kanë komunikim apo jo, tha ‘flasim’. Por për mua tani nuk ka rëndësi a janë bashkë apo jo, por më pëlqen që të dy po e luajnë , po e mbajnë shumë bukur lidhjen”, u shpreh Shtylla.
https://www.youtube.com/watch?v=uGcUkiDKfXQ
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.