2025-ta i ka bërë ata të jenë çifti më i komentuar në botën e showbizzit. Paraqitja në Big Brother VIP Albania 4 ka kushtëzuar praninë masive të tyre nëpër media, por edhe pas këtij reality show e tutje ata kanë arritur ta mbajnë në duar përgjegjësinë e të qenit VIP me plot kuptimin e fjalës.
Herë kanë folur për njëri tjetrin e herë kanë heshtur kur janë pyetur për dashurinë.
Në këtë mënyrë, Egli Tako dhe Gjesti sot e asaj dite po marrin vëmendje, e po ashtu po fokusohen në muzikë e po e dërgojnë punën e tyre para.
Së fundmi një detaj që nuk iu ka ikur syrit të ndjekësve është fakti që ata të dy kanë bërë ‘unfollow’ njëri tjetrin në Instagram, duke lënë të kuptohet se marrëdhënia e tyre, që veçse ishte skeptike, të ketë si vulë një vendim negativ, largimin.
Por, Prive Klan Kosova ka zbuluar një detaj shumë të rëndësishëm.
Dy këngëtarët të dielën planifikojnë që pasditen ta kalojnë në të njëjtin vend, edhe atë në Kosovë.
Më datë 27 korrik, do të performojnë në të njëjtën diskotekë në Ferizaj, ku edhe do iu bie që të shpenzojnë një kohë të konsiderueshme bashkë.
Secili nga ju e di që artistët në clube kanë një dhomë të veçantë, ku takohen para dhe pas performancës.
Prive KlanKosova do të shkojë deri te ajo dhomë, dhe se çfarë do ndodh të dielën pikërisht aty do t’ju mbajmë të informuar.
Kujtojmë se Egli është komentuar shumë edhe për menaxhmetin e saj, e disa probleme të mundshme edhe me Fifin.
Prive KlanKosova ka konfirmuar se ajo përfundimisht është nën menaxhimin e Ceni Kamberit, i cili aktualisht në menaxhim ka 14 këngëtarë, përfshirë Rina Balaj, 2 Ton, Tuna etj.
A po luajn Egli dhe Gjesti edhe pas Bigut me të tilla lëvizje? Kjo ju mbetet juve ta gjykoni, e neve ta vërtetojmë…
●●●
AHSHKRIMI NGA
Alberta Hyseni
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.