Një leopard i lënduar u bllokua në kafenenë e një shkolle në Maharashtra të Indisë.
Punëtorët mbyllën dyert dhe dritaret nga jashtë për të siguruar leopardin në kafene derisa të mbërrinin ekipet e shpëtimit.
Me këtë rast, Grupi i shpëtimit Wildlife SOS së bashku Departamentin e Pyjeve Maharashtra, u thirrën për të zhvendosur leopardin, shkruan United Press International, transmeton klankosova.tv.
Leopardi u qetësua dhe u dërgua në Qendrën e Shpëtimit të Leopardit në Wildlife SOS, ku veterinerët vendosën që kohët e fundit kishte qenë në një konfrontim të dhunshëm me një leopard mashkull rival.
Wildlife SOS tha se plagët e leopardit po trajtohen dhe kafsha do të rehabilitohet dhe më pas do të lëshohet përsëri në natyrë.
●●●
PSHKRIMI NGA
PE
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.