Afro 250 persona të infektuar e shfrytëzuan të drejtën për të votuar përmes ekipeve mobile në Podujevë.
E vetëm 21 sosh votuan në Mitrovicën Veriore.
Disa mitrovicas e llapjanë nuk mundën të shkojnë për të hedhur votat e tyre pasi ishin në izolim, por këtë e bënë përmes disa ekipeve që ishin shpërndarë në këto dy komuna.
Këta persona ishin të veshur me rroba speciale, ndërkohë që i ndërronin sapo dilnin nga shtëpitë e personave të infektuar.
"Jemi pajisë të gjithë me masa mbrojtëse, maska mbrojtëse duke përfshirë gardërobën, maskat dhe të gjitha i kemi për një përdorim. Në momentin kur po kemi kontakt, po i ndërrojmë menjëherë veshjet", tha Ganimete Haxhiu, pjesëtare e grupit.
Gjithsesi, ata që nuk ishin të sëmurë e arritën të shkojnë deri në vendvotim ishin të shumtë, e shpeshherë nuk i respektuan masat anti-pandemi.
E për t’i parë nga afër këto zhvillime, doli vetë ministri i shëndetësisë, Armend Zemaj.
https://www.youtube.com/watch?v=Dhyks2AGwgs
klankosova.tv
●●●
HSHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.