Ekipi i futsalit të FSK-së ka siguruar titullin e kampionit në stinorin vjeshtor të garave kampionale të edicionit 2021, dy javë para përfundimit të garave në Ligën e Federatës Sportive të Punëtorëve të Kosovës.
Ministri i mbrojtjes, Armend Mehaj, përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se sukseset e ushtarakëve nuk janë vetëm në poligone dhe terrene ushtarake taktike e operacionale, njofton Klankosova.tv.
“Ndër objektivat e mi operacional, përveç standardizimit doktrinor të sporteve me ndikim në shkathtësitë psiko-fizike të ushtarakëve, është edhe afirmimi sa më i madh i potencialit të madh të talentëve nga radhët e FSK-së të të gjitha disiplinave sportive. Urime titullin e merituar të kampionit! Vazhdojmë me suksese të reja!”, ka shkruar Mehaj.
●●●
LISHKRIMI NGA
L I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.