Ekipi i Shërbimit të Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës ka nisur një operacion kërkim-shpëtimi në fshatin Kishaj të Kukësit për të gjetur një person të moshës rreth 28-vjeçare nga Kukësi.
Nga ekipi kanë konfirmuar për Klankosova.tv, se personi i humbur, kishte dalë për gjueti dhe nuk është kthyer.
Ai ka njoftuar babain e tij se nuk mund të kthehej dhe kërkoi ndihmë.
Ekipet po vazhdojnë për të gjetur personin e humbur./Klankosova.tv.
●●●
LESHKRIMI NGA
Lendita Elshani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.