Ekipi i Kosovës në xhudo i ka kryer testimet për Covid-19, para udhëtimit për në Poreç të Kroacisë.
Lajmin e ka bërë të ditur Përzgjedhësi i Kosovës në xhudo, Driton Kuka.
Kuka njoftoi se të gjithë kanë dalë negativë.
Njoftimi i plotë:
Ekipi ynë Elitar dje u testua dhe që të gjithë dolën negativ!
Tashmë kemi udhëtuar në stërvitje të përbashkëta me reprezentuesit Kroat e Slloven në Poreç të Kroacisë.
Ishte kënaqêsi bashkëpunimi me Profesorin e nderuar Naser Ramadani i cili është në krye të heronjve mantelbardhë që po përballen në vijën e parë të frontit kundër pandemisë!
Falenderim i veçantë për Dr Adnora Nurboja udhëheqëse dhe stafit nga Peja për testime.
Me njerëz si ju Kosova do ja dal edhe kësaj sfide.
Të përkrahim këta heronj me kujdes të shtuar,të ruajmë familjet tona,miqtë tanë e popullin e Kosovës.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.