Squid Game po bën histori!
Sot seriali i Netflix u bë seriali i parë televiziv joanglisht dhe seriali i parë korean që u nominua në çmimet SAG 2022, duke garuar në kategorinë Performancë e jashtëzakonshme nga një ansambël në një seri dramash, si dhe dy nominime për aktorët Lee Jung-Jae dhe Jung Ho-Yeon.
“Me të dëgjuar nominimin sot, mendoj se duhet të jetë momenti më i lumtur qëkur kemi krijuar Squid Game. Fakti që nuk u njohën vetëm një ose dy aktorët kryesorë, por u nominua i gjithë kasti, më sjell gëzim të madh”, tha për Deadline regjisori dhe shkrimtari Hwang Dong-hyuk, transmeton Klan Kosova.
Seriali debutoi në shtator dhe shpejt u bë një nga projektet filmike më të mëdha, duke grumbulluar mbi 3 miliardë minuta transmetim dhe duke arritur mbi 142 milionë familje që e përcollën.
Hwang Dong-hyuk së fundmi konfirmoi se ishte duke punuar në një sezon të dytë të serialit dhe “ngacmoi” se mund të ketë edhe një sezon të tretë rrugës.
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.