Ekipi olimpik i xhudos është akomoduar në Fshatin Olimpik të Tokios, pas një jave të kaluar në Komunën e Sanjos.
Ekipin e xhudos, në krye me trajnerin Driton Kuka, dhe pesë garueset me normë olimpike, i ka pritur shefi i misionit Jeton Rudari.
Ata tashmë kanë arritur në hotel dhe do të vendosen në katin e 11-të të rezervuar për ta, njofton Komiteti Olimpik i Kosovës.
Kosova do të përfaqësohet në “Tokyo 2020” me 11 garues.
Lojërat Olimpike "Tokyo 2020" fillojnë më 23 korrik dhe do të mbyllet më 8 gusht.
Ekipi olimpik i xhudos??? është akomoduar në Fshatin Olimpik të Tokios, pas një jave të kaluar në Komunën e Sanjos. Ekipin e xhudos, në krye me trajnerin Driton Kuka dhe pesë garueset me normë olimpike, i ka pritur shefi i misionit Jeton Rudari.#TeamKosova #Tokyo2020 pic.twitter.com/JKlPMmgha6
— NOC KOSOVO ? (@NOCKOSOVO) July 21, 2021
11-shja jonë?? do të vendoset në katin e 11-të të kësaj ndërtese, që për koinçidencë mbanë numrin 6️⃣, aq sa kemi norma olimpike.#TeamKosova #Tokyo2020 #OlympicVillage pic.twitter.com/UmtgWlJ7oQ
— NOC KOSOVO ? (@NOCKOSOVO) July 21, 2021
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.