Federata e Boksit e Kosovës ka njoftuar se fazën përgatitore me boksierët e kombëtares do të vazhdojë në qytetin e Durrësit në Shqipëri.
Nisja drejt bregdetit shqiptar do të bëhet me 31 gusht, ndërsa qëndrimi atje do të zgjat deri me 10 shtator, njofton Klan Kosova.
“FBK do të vazhdojë sipas planprogramit të paraparë përgatitjet e ekipit kombëtar të boksit. Pas përgatitjeve bazike me boksierët cilësor të ekipit sendor dhe atyre të rinj, do të vazhdojmë përgatitjen (teknike, taktike, sparingje, kondicion, qëndrueshmëri) në Durrës”, thuhet në njoftimin e bërë nga kjo federatë në faqen e tyre në Facebook.
Gjithashtu bëhet e ditur se kjo fazë e përgatitjeve do të zhvillohet në ambient të hapur, tri herë në ditë, gjithnjë duke respektuar këshillat e rekomanduara nga OBSH, MSH dhe IKSHP.
Boksierët e ftuar: Bashkim Bajoku, Leotrim Rexhepi, Shpëtim Bajoku, Patriot Behrami, Hozef Rrasi, Besart Pireva, Luar Aliu, Qlirim Berisha, Leonit Gubetini, Samir Malsori, Altin Shala, Remzo Mustafiç. Trajnerë: Shekfi Bogujevci, Kreshnik Shala dhe Mehmet Haxhani.

●●●
VISHKRIMI NGA
V I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.