Ekipi kombëtar i xhudos është testuar për COVID-19, ku pas rezultateve të marra kanë rezultuar që të gjithë negativë.
Lajmi është bërë i ditur nga trajneri Driton Kuka me anë të një postimi në rrjetet sociale.
Kuka gjithashtu ka njoftuar se ekipi do të udhëtojë së shpejti në kampin stërvitor në Erzurum të Turqisë, njofton Klan Kosova.
"Testimet e ekipit tonë rezultuan negative për të gjithë ekipin! Ekipi do të udhëtoj së shpejti në kampin stëtvitor të radhës në Erzurum të Turqisë në lartësi mbidetare mbi 2000 metra”.
“Respekt ekipit të IKSHPK e në veçanti profesorit të nderuar Naser Ramadani si dhe Adnora Nurboja përgjegjëse për regjionin e Pejës. Kurajo të gjithë mjekëve e punëtorëve shëndetësor për punën e palodhshme në kuftën e gjatë e të vështirë me armikun e padukshëm", ka shkruar Kuka.

●●●
VISHKRIMI NGA
V I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.