Ekipi olimpik i Norvegjisë për sportin e curling është i njohur për stilin e guximshëm.
Megjithatë kjo nuk i ndaloi djelmoshat e këtij ekipi që të ndryshojnë pak gjërat për ditën e Shën Valentinit.
Ata veshën pantallona ngjyrë rozë të mbushur me zemra, që u pëlqyen shumë nga të gjithë.
Ekipi i Norvegjise u shndërrua në hit nëpër rrjetet sociale dhe natyrisht që fituan edhe më shumë fansa me këtë veprim.
●●●
ASHKRIMI NGA
A.B
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.