Eklent Kaçi nga Laçi ka arritur të fitojë në kampionatin e bilardos me 10 bila të zhvilluar në Las Vegas të SHBA-së, ku morën pjesë 64 lojtarë nga e gjithë bota.
Në finale, 22-vjeçari mposhti japonezin Naoyuki me rezultatin 10-6 dhe duke u shpallur kampion i këtij turneu. Kaçi fitoi edhe një shpërblim prej 100 mijë dollarësh.
Kujtojmë që në vitin 2018, Eklent Kaçi u shpall kampion i botës në bilardo me nëntë bila në turneun e zhvilluar në Doha të Katarit.

●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.