Pas disa ditësh, pritet që të hapet konkursi për pranimin e studentëve të rinj në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”. Përafërsisht, numri i të pranuarve do të jetë i ngjashëm me të viteve të kaluara, ku prijnë ekonomiku e juridiku.
Në lidhje me përcaktimin e numrave, sipas drejtorit të Institutit EDGuard, Rinor Qehaja, mungon një strategji. Sipas tij, numri i madh i profileve ka korrelacion me numrin e stafit në këtë institucion, derisa ndryshimi eventual mund të çrregullonte përbrenda.
Vazhdimisht UP-ja është kritikuar se nuk përshtat profilet me tregun e punës, mirëpo në rektorat, thonë se një gjë e tillë merret parasysh, duke qenë se këto analiza janë bërë nga njësitet akademike, përkatësisht fakultetet që i implementojnë këto programe, të cilat para se të dërgohen për akreditim si standard vlerësohet edhe kërkesa e tregut të punës.
Në Agjencinë e Punësimit i treguan televizionit se nevojat në treg janë të fokusuara kah teknologjia, përkatësisht kërkohen programerët, dizajnerët, zhvilluesit e uebit e njohësit e kibernetikës.
Në afatin e ri për pranim në UP, nëse aprovohet kërkesa nga MASHT si e tillë, do të pranohen mbi 6 mijë studentë, teksa risi është akreditimi i programit për energjetikë dhe shtimi i numrit të studentëve në Mjekësi të Përgjithshme.
https://www.youtube.com/watch?v=Mc1wVX8YJto
●●●
RSHKRIMI NGA
Ramushi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.