I dyshuari që gjuajti me armë zjarri para rreth 1 orë në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Deçan, ka arritur të ikë nga vendi i ngjarjes dhe tashmë po kërkohet nga Policia.
Nga Policia Rajonale në Pejë e kanë konfirmuar incidentin, ndërsa tashmë janë zbuluar emrat e personave të përfshirë.
Klankosova.tv ka mësuar ekskluzivisht se personi që u arratis është Betim Ahmataj, nën dyshimet se shtiu me armë në drejtim të A.Tolaj.
Viktima nuk ka pësuar lëndime, ndërsa Policia po ndërmerr veprimet e nevojshme.
Vërejtje: Personi i përmendur në këtë artikull, konsiderohet i pafajshëm deri në një vendim të formës së prerë nga gjykata.
https://klankosova.tv/tentim-vrasje-ne-decan-pamje-nga-vendi-i-ngjarjes1/
●●●
AHSHKRIMI NGA
Alberta Hyseni
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.