Lajmet e fundit

A DO TË LUAJË EDONI NË EUROLEAGUE?
Kurse Edon Maxhuni i cili arriti në finale të Ligës së Estoni duke u shpallur në Pesshen e Vitit dhe Lojtari Organizues (playmaker) i Vitit flet për përvojën e tij në Amerikë e Spanjë dhe sonte ekskluzivisht do të tregon, nëse do të luaj në Euroleague edicionin e ardhshëm?
EKSKLUZIVISHT NË ASIST KAMPIONËT E RI TË KOSOVËS PËR JUNIOR
As kjo nuk do të jetë e tëra sepse mysafirë në ASIST do të jenë edhe kampionët e ri të Kosovës në kategorinë U18: juniorët e Trepçës. Ekskluzivisht në ASIST së bashku me trofeun e tyre, Rinol dhe Anes Gashi tregojnë se si e fituan këtë trofe kurse drejtori i klubit Izet Tahiri flet edhe për revolucionin dhe transferet e reja që po i planifikon për edicionin e ri të Superligës, skuadra tri herë kampione e Kosovës, KB Trepça
ABA, EUROLEAGUE, NBA DHE 3X3 OQT TOKIO 2021
Nuk do të mungojnë as raportet speciale për shpalljen e kampionëve në ABA Ligë, Euroleague dhe natyrisht, aktualitetet nga Play-offi në NBA.
Krejt në fund, ajka do të jetë edhe një ekskluzive dhe historike që ARTMOTION ua ka prezantuar shikuesve të vet: kualifikimet olimpik për Tokyo 2020.
Këto dhe shumë më tepër në ASISTIN 453 tejet të pasur dhe me shumë ekskluzive, nga ora 21:00 direkt dhe ekskluzivisht në ART SPORT 1 dhe pas mesnate në Klan Kosova.