Mëngjesi i kësaj të mërkure ka qenë një ditë e rëndësishme për reperin, Fero.
Paparazzi i Prive Klan Kosova ka zbuluar se artisti ditën e ka filluar në Gjykatën Themelore në Gjilan dhe shkak u bë seanca për kujdestarinë e vajzës, të cilën aktualisht po e mban e ëma, Arbenita.
Burimet e Prive Klan Kosova kanë bërë të ditur se në seancë ka qenë Fero me avokaten e tij, ndërsa pala tjetër, pra Arbenita, nuk ka qenë e pranishme.
Në pamje shihet se Fero ka qenë gjatë gjithë kohës i shoqëruar me sigurim dhe deri te gjykata ka shkuar me një veturë Bentley.
Fero për Prive Klan Kosova ka potencuar se nga tetori i vitit të kaluar nuk e ka parë vajzën dhe se nuk ka pasur asnjë lloj komunikimi me të dhe nënën e saj.
Intervistën e plotë me të gjitha detajet do të keni mundësi ta ndiqni në Prive Klan Kosova të shtunën nga ora 19:00./Klankosova.tv
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.