Premtimin e dhënë të martën nuk e mbajtën të mërkurën.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk u mblodh siç paralajmëroi për të diskutuar çështjet e zgjedhjeve në 4 komunat veriore, as kur kanë mbetur 11 ditë nga organizimi i tyre, raporton Klan Kosova.
Edhe pse shumë dilema ende s’kanë epilog, një ish-kryetar i këtij organi mendon se shteti duhet krijuar kushtet që procesi të mbahet.
E Demokracia në Veprim si monitorues i zgjedhjeve, insiston se sipas rrethanave nuk ka kushte që votimet të mbahen.
Shtyrja është evidente edhe për ish-nënkryetarin e Gjykatës Kushtetuese Kadri Kryeziu, sipas të cilit akti më i lartë juridik mund të shkelet nëse zgjedhjet mbahen pasi mund të prishet rendi juridik i Kosovës nëse ato nuk japin rezultate.
Zgjedhjet për kryetar të Mitrovicës së Veriut, Zveçanit, Leposaviqit e Zubin Potokut, ishin paraparë të mbahen më 18 dhjetor por u shtynë shkaku i tensioneve asokohe. /Klankosova.tv
Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber
BONUS: Merreni aplikacionin tonë në
Android dhe
iOS
https://youtu.be/V6on3ggsdjg
●●●
ASHKRIMI NGA
A
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.