Shumica e grave përjetojnë të paktën një simptomë të shkaktuar nga ndryshimët pasi kanë arritur fazën e menopauzës, që zakonisht fillon pas viteve të 40-ta
Sipas ekspertëve, disa simptoma janë më të rënda e disa më pak, shkruan The Sun, transmeton Klankosova.tv.
"Disa nga këto mund të jenë mjaft të rënda dhe të kenë një ndikim të rëndësishëm në aktivitetet tuaja të përditshme”, thanë ata.
Sipas tyre, menopauza është një periudhë kalimtare kur hormonet po pakësohen dhe kjo nuk shkakton vetëm ndalimin e periodave, por hormonet seksuale veprojnë në të gjithë trupin, nga truri, lëkura e vagina.
Ata gjithashtu kanë bërë të ditur se simptomat e menopauzës janë shumë të ndryshme tek secila grua.
Disa gra nuk e dinë se problemet e tyre, duke filluar nga "mjegulla e trurit" deri te sulmet e panikut, janë shkaktuar nga menopauza,
Një ndër simptomat është edhe ankthi i cili përfshin ndjenjën e tensionuar, frikën e panikun dhe kjo gjendje është e vazhdueshme.
Gjithashtu, sipas ekspertëve edhe ndryshimi i humorit është një ndër simptomat më të zakonshme të menopauzës.
Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.
BONUS: Merreni aplikacionin tonë në
Android dhe
iOS.
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.