Seksi është një përvojë e këndshme dhe shumica e njerëzve ndihen të relaksuar pas tij.
Pikërisht për këtë, ekspertët thonë se duhet të prisni deri pas marrëdhënies kur bëhet fjalë për marrjen e vendimeve të mëdha.
Ekspertja e seksit, Pippa Murphy tha se janë tre hormone të ndjenjës së mirë që lirohen gjatë seksit.
"Kjo përfshin dopaminën, endorfinën dhe oksitocinën, të gjitha këto ju bëjnë të ndiheni mirë, më të fokusuar, më të ekuilibruar dhe gjithashtu bëjnë që të lidheni edhe më shumë me partnerin tuaj. Pos kësaj edhe nivelet tuaja të kortizolit, apo hormonit të stresit ulen, duke dëshmuar se më shumë seks është i barabartë me më pak stres", u shpreh Murphy.
Ajo shpjegoi se seksi siguron një shpërqendrim të përkohshëm nga stresi i jetës së përditshme dhe se heqja e këtyre shpërqendrimeve mund t'ju ndihmojë të keni një kokë të pastër, duke hequr qafe mjegullën mendore dhe barrierat që mund t'ju ndalojnë të mendoni drejt.
Urologu, Jamin Brahmbhatt tha se trupi dhe mendja kanë një përgjigje specifike pas seksit dhe disa burra mund të ndihen të relaksuar dhe të bien në gjumë pas këtij procesi, ndërsa të tjerët mund të ndihen të frymëzuar dhe të gatshëm për të punuar në detyra të tjera, raporton The Sun, transmeton Klankosova.tv.
"Studimet kanë treguar rritje të aktivitetit në sistemin limbik, apo qendrën e emocioneve në trurin tuaj para seksit. Kjo zonë e trurit tuaj ka zona përgjegjëse për kujtesën, frikën, agresionin dhe emocione të tjera. Pastaj pas seksit, nivelet tona të dopaminës bien dhe ka një rritje të prolaktinës", u shpreh ai.
Si për burrat ashtu edhe për gratë, seksi dhe kënaqësia në dhomën e gjumit mund të rrisin aktivitetin në tru.
Megjithatë, derisa disa ekspertë thonë se seksi mund t'ua ngris disponimin, të tjerë paralajmërojnë se për disa njerëz, mund të ketë efektin e kundërt.
Disa njerëz përjetojnë 'disfori postkoitale', që nënkupton se dikush ka ndjenja të qartësisë pas marrëdhënies.
Ndryshe, një studim i vitit 2010 zbuloi se 32.9 përqind e njerëzve përjetuan humor negativ pas seksit, derisa shkaku nuk u identifikua, por ekspertët thanë se kjo mund të jetë për shkak të traumave të së kaluarës.
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.