Muzeu i Kosovës ka njoftuar se ekspozita “Miss Mary Edith Durham”, në kuadër të kalendarit të përbashkët kulturor Kosovë-Shqipëri, do të qëndrojë e hapur deri më 4 nëntor.
Kjo ekspozitë, e ideuar nga Muzeu Historik Kombëtar, përmban foto dhe skica të realizuara nga vetë Edith Durhami gjatë udhëtimeve nëpër viset shqiptare, njofton Klankosova.tv.
“Momente nga hapja e ekspozitës “Miss Mary Edith Durham, Mbretëresha e Maleve (1863-1944)” në Muzeun Kombëtar të Kosovës në kuadër të kalendarit të përbashkët kulturor Kosovë-Shqipëri”, thuhet në njoftim.
“Kjo ekspozitë, e ideuar nga Muzeu Historik Kombëtar, përmban foto dhe skica të realizuara nga vetë Edith Durham-i gjatë udhëtimeve nëpër viset shqiptare”.
Mary Edith Durhami do të mbetet përgjithmonë si një grua e rrallë dhe një kujtim i bukur për shqiptarët, një personalitet i nderuar dhe e dashur.
Mbretëresha e Maleve shqiptare njohu nga afër dhe ka pasur letërkëmbime me shumë prej personaliteteve të shquara të vendit tonë, si me Ismail Qemalin, Kristo Dakon, Dervish Himën, Mit’hat Frashërin, Pandeli Evangjelin, Faik Konicën, Lef Nosin, Mehmet Konicën, motrat Qiriazi, Aqif Pashë Elbasanin, Hil Mosin, Hoxhë Kadrinë, Bajram Currin etj.
●●●
LISHKRIMI NGA
L I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.