Ekspozita skandaloze “Masakrat në Kosovë 1998-1999”, e cila u hap më 24 mars në sheshin e Prishtinës, tashmë është mbyllur pasi u evidentuan pasaktësi në përmbajtjen e disa prej masakrave të ndodhura në Kosovë gjatë luftës.
Pikërisht për këtë ekspozitë, u pyet sot kryeministri Albin Kurti, gjatë një konference për media, transmeton Klankosova.tv.
“Sa i përket ekspozitës, me sa mora vesh ajo tashmë është larguar, aty ka shumë masakra që nuk janë përfshirë, por kishte të tilla që kishin edhe gabime në tekst, ato domosdoshmërisht duhet të përmirësohen e korrigjohen. E vërteta për ne dhe krimet e kryera në Kosovë duhet të ekspozohen sa më shumë, jo vetëm para botës, por edhe para nesh veçanërisht te brezat e rinj”, tha Kurti.
“Një ekspozitë e saktë, e drejtë, dhe e plotë, e vërtetë për krimet e Serbisë në Kosovë, duhet të kthehet sa më shpejt. Një datë optimale do të ishte qershori, përvjetori i 27-të kur shënohet çlirimi i Kosovës”, tha shefi i qeverisë ndër të tjera.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.