Ekspozita “Masakrat në Kosovë 1998-1999”, e cila u hap më 24 mars në sheshin e Prishtinës, tashmë është mbyllur pasi u evidentuan pasaktësi në përmbajtjen e disa prej masakrave të ndodhura në Kosovë gjatë luftës.
Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu ritheksoi edhe një herë se nuk ka qenë Parlamenti ai që e ka organizuar këtë ekspozitë, teksa tha se kryesia do të ndërmarrë hapa për ndryshimin e rregullores ekzistuese, transmeton Klankosova.tv.
“Në raport me çështjen e ekspozitës, më lejoni që në emër të Kryesisë së Kuvendit të shprehim keqardhjen tonë për atë që ka ndodhur, na vjen shumë keq për të gjitha familjet, palët që janë prekur më së shumti, dhe sidomos për qytetarët e Republikës së Kosovës.
“Pas këtij rasti, si Kryesi e Kuvendit, do të ndërmarrim hapa për ndryshimin e rregullores ekzistuese, me qëllim që të formojmë komisione të posaçme profesionale, që vlerësojnë kërkesat e tilla, sepse rregullorja për subvencionim nuk parasheh diçka të tillë”, tha kryekuvendarja.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.