Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra ka deklaruar se Kuvendi është vënë në lajthitje lidhur me ekspozitën e pasaktë për masakrat.
Ajo shtoi se është e papranueshme që në një periudhë përkujtimore për viktimat e luftës të mbështeten në ekspozita që, sipas saj, dëmtojnë narrativën e luftës çlirimtare, raporton Klankosova.tv.
“Kuvendi është vënë në lajthitje, pasi në Kryesinë e Kuvendit është propozuar një projekt që nuk përmend emrat e autorëve dhe nuk e sqaron me saktësi përmbajtjen. Është e padrejtë të thuhet se institucionet e shtetit financojnë projekte për të cilat nuk janë të informuara për përmbajtjen e tyre. Ushtarët e lirisë, që kanë dhënë gjymtyrët e tyre për Kosovën, këto ditë e muaj të tërë vendi do të përkujtojë masakrat e panumërta dhe krimet serbe që kanë goditur shtetin tonë. Janë muaj të rëndë të përkujtimit, prandaj është e pafalshme që Ministria e Jashtme të sponsorizojë projekte që i shërbejnë narracionit të Serbisë”, tha ajo për Klan Kosova.
“E kuptojmë që Serbia ka bërë përpjekje të pareshtura për ta dëmtuar kauzën tonë për liri, por që projekte të tilla të financohen nga vetë shteti është e papranueshme. Beteja jonë për liri është një betejë me shumë flijime e gjak, dhe nuk mund të lejojmë që me financat e qytetarëve të Kosovës të mbështeten projekte që dëmtojnë kauzën tonë”./Klankosova.tv
●●●
VRSHKRIMI NGA
Ve Ra
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.