Sot është mbajtur ekspozita “Persekutimi komunist i hartuesve të alfabetit shqip dhe familjarëve”, organizuar nga Instituti i Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit në Tiranë në bashkëpunim me Institutin Albanologjik në Prishtinë.
Gjatë ekspozitës janë prezantuar fakte të panjohura më parë mbi persekutimin komunist të hartuesve të alfabetit shqip dhe familjeve të tyre, njofton klankosova.tv.
Aty janë shfaqur edhe disa dokumente, nga të cilat patën qasje shumë të vështirë për ti marrë.
Organizatorja Dorina Daiu, në një intervistë me gazetaren Vesa Hoda, tregon se kjo ekspozitë gjithë qëllimin e saj e kishte vënien në vendin e duhur të elitës intelektuale, në mënyrë që regjimi komunist mos t'i tjetërsojë historitë dhe fshehë faktet, por t'i jap ashtu siç kanë qenë.
Detajet, ndiqni në videon e mëposhtme:
https://youtu.be/L7BXJ_Bffa8
●●●
LESHKRIMI NGA
Lendita Elshani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.