Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të Policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë, ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Zvicra për në Kosovë.
Sipas një njoftimi të policisë, i dyshuari ishte arrestuar nga autoritetet zvicerane pasi që i njëjti kërkohej përmes INTERPOL-it me letër rreshtim ndërkombëtar të lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Kosovës, për veprën penale “Falsifikim i Parave” dhe i njëjti i ishte shmangur drejtësisë.
"Ekstradimi u realizua bazuar në ligjet në fuqi dhe përmes bashkëpunimit të ngushtë mes institucioneve të Republikës së Kosovës dhe atyre Zvicerane dhe i njëjti pas ekstradimit, u është dorëzuar njësiteve përkatëse të policisë për vazhdim me procedurat tjera ligjore", thuhet në njoftim, transmeton Klankosova.tv.
●●●
SZ
SHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.