Të famshmit Julian Assange, së shpejti mund t’i kërkohet që të largohet nga ambasada e Ekuadorit.
Bosi i Wikileaks’it, ka qëndruar në Ambasadën e Ekuadorit në Londër që nga vera e vitit 2012-të. Mirëpo sipas politikanëve të Ekuadorit, atij i është dhënë kohë një muaj që ta largohet nga ajo ndërtesë.
Një kandidat presidencial, Guillermo Lasso, i cili do të garojë për President në zgjedhjet që mbahen javën e ardhshme, ka premtuar se do t’i kërkojë Assange që të largohet nga aty nëse fiton.
●●●
DLSHKRIMI NGA
Donika Lamaxhema
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.