Në punë tha se ishte fort i suksesshëm, por dështoi të kamuflohet si i sëmurë mendor.
Këtë thuhet se deshi të bëjë, Naim Murseli që të shpëtojë nga gjykimi për vrasjen e gruas Liridona Ademajt, duke e planifkuar të duket si grabitje e armatosur natën e 29 nëntorit të vitit 2023.
Mjekëve që e ekzaminuan psiqikisht, me vendim gjykate iu tha se babai ushtroi dhunë ndaj tij e edhe e mbylli në magazinë.
“Babai më ka rrahur disa herë me kabëll, baba ka qenë i dhunshëm, motra e madhe ka ikur nga shtëpia në moshën 15 vjeçare pastaj ka shkuar në strehimore/social dhe me 18 vjet është martuar me suedez”, dokumenti për Murselin.
U kajt edhe se i ka edhe dy intervenime në zemër. Megjithatë, me detaje iu tregoi çka ndodhi në natën kritike, e si u takua me dy bashkëpunëtorët që dyshohet se i ndihmuan në realizimin e vrasjes, Kushtrim Kokallën e Granit Plavën.
Nga këto çka pohoi, e edhe nga sjelljet që i pati sa qëndroi në Institutin e Psikiatrisë Forenzike, mjekët erdhën në përfundim se ky është mirë me mend e njëjtë ishte edhe natën e vrasjes së Liridona Ademajt.
“Tek i ekzaminuari Naim Murseli nuk është konstatuar ndonjë çrregullim mendor apo sëmundje mendore e karakterit të përkohshëm apo përhershëm”, thuhet tutje në dokument.
Murseli në raportin e siguruar nga televizioni thuhet se refuzoi trajtim mendor. Nuk dihet nëse njëjtë do të veprojë ky edhe tash në Qendrën e Paraburgimit ku u dërgua mesditën e së premtës.
Por, në qeli ky duhet të rri përjetë, sipas familjes së Liridona Ademjat. Avokati i tyre tha se ata u lehtësuan që u vërtetua se Murseli nuk ka problem psiqik.
Familja Ademaj në sallën e gjyqit do të përballen sërish të hënën e 14 korrikut me burrin që ua vrau vajzën. Në seacën ndaj Naim Murselit dhe dy shokëve të tij pritet të dëshmoj mjeku që bëri obduksionin e Liridona Ademaj. /Klankosova.tv
https://www.youtube.com/watch?v=uArqfvnG3ko
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.