Pikëpyetjet për kushtetueshmërinë e tij s’i kometoi.
Por, Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, beson se udhëzimi administrativ që u përpilua, është intrumenti më demokratik për largimin e kryetarëve në komunat veriore.
Idetë për çkado tjetër pos tij, sipas qeveritarit adresë kanë kryeqendrën e Serbisë.
Këmbënguljen e ekzekutivit për këtë se lëkund as deklarata e së martës e emisarit amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, që dorëheqjen e kryekomunarëve e sheh si zgjidhje më të shpejtë, njofton Klan Kosova.
Kur u pyet për qëndrimin e Escobar, Krasniqi potencoi se dorëheqjet e kryetarëve të kaluar, kanë sjellë situatën aktuale.
Por, edhe nëse një mënyrë e tillë do të përsëritej, sipas tij, pikëpyetjet për pjesëmarrjen e serbëve në zgjedhje s’do të hiqeshin.
Krasniqi tha se janë të përkushtuar për përmbushjen e obligimeve për depërshkallëzim në marrëveshjen e Bratisllavës, andaj masat që s’po hiqen ndaj Kosovës i quajti të padrejta.
https://www.youtube.com/watch?v=rMnnzhlQYxg
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.