Elefantët mund të kenë veshë masivë, por ata gjithashtu mund të kapin zhurmat përmes këmbëve të tyre, të cilat regjistrojnë zhurmë me frekuencë të ulët të shkaktuar nga kafshë të tjera deri në 20 milje larg.
Kjo meqë ata i ndjejnë këto dridhje nëntokësore përmes këmbëve të tyre.
Çdo këmbë elefanti ka 5 gishta, por jo çdo gisht ka një thua, transmeton klankosova.tv.
Elefanti i pyllit afrikan dhe elefanti aziatik kanë të dy 5 thonj në këmbët e përparme dhe 4 në këmbët e pasme.
Këmbët e tyre janë shumë më të drejta se ato të kafshëve të tjera dhe e mbajnë peshën e tyre shumë më mirë.
Elefantët e kalojnë pjesën më të madhe të jetës duke ecur në distanca të mëdha prandaj këmbët e tyre janë përshtatur për një jetesë të tillë.
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek të tjera dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.