Një elefant tmerroi një familje pasi depërtoi në murin e kuzhinës së shtëpisë së tyre për të vjedhur një qese me oriz.
Elefanti me emrin Plai Bunchuay nuhati ushqimin dhe u përplas në beton në Hua Hin, Tajlandë Jugore, të dielën në mëngjes.
Banorja e tronditur Rachadawan Phungprasopporn dhe burri i saj u zgjuan nga zhurma dhe shkuan në kuzhinë për të parë se çfarë kishte ndodhur.
Ata u çuditën kur panë elefantin që kërkonte ushqimin. Ai madje kapi një qese plastike me oriz të cilën e futi në gojë.
Rachadawan tha se burri i saj ndihmoi për të larguar kafshën, e cila u zhduk në pyjet aty pranë, transmeton Klan Kosova.
https://www.youtube.com/watch?v=vAwM8FpWg8s
●●●
VSHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.