Smartfonët kinezë janë shumë të pëlqyer, por kanë një mungesë që u dëmton mundësinë e shitjes së gjerë: mbështetjen ndërkombëtare për 4G.
Por, procesori MT6753 SoC i Mediatek mbështetë lidhjen “Worldmode LTE”, apo ndryshe 4G.
I pari telefon që do të ketë këtë çip do të jetë Elephone P8000, i cili për çmimin prej 210 dollarëve, ofron veçori goxha të mira.
- Ekran 5.5 inç me rezolucion 1080 pikselë
- Procesori Mediatek MT6753 SoC
- Sistemi operativ Android 5.0 Lollipop
- 16 GB hapësirë të brendshme
- Sensorin për gjurmët e gishtave
- Bateri me kapacitet 4200 mAh
- 3 GB RAM
- Kamerë kryesore 13 megapikselë
- Selfie kamerë 5 megapikselë
- Ofron lidhjen Worldmode LTE
- Lidhje të dyfishtë WiFi, Bluetooth 4.0
https://www.youtube.com/watch?v=bvYkbIpMv8U
●●●
KSHKRIMI NGA
KLANKOSOVA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek tech & auto dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.