Eksperti i sigurisë, Bedri Elezi sot në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova ka komentuar artikullin e “The Telegraph”, i cili flet për stërvitjet e serbëve në Rusi dhe përgatitjet e mundshme për një konflikt në Ballkan.
Ai u shpreh se ky artikull është një paralajmërim serioz i sigurisë për Kosovën dhe Bosnjën.
“Kjo që ka nxjerrë në publik “The Telegraph” është paralajmërim serioz i sigurisë në Gadishullim Ballkanit, përkatësisht në mes dy vendeve, në këtë rast për Kosovën dhe Bosnjën”.
“Siç e dimë, Rusia një kohë të gjatë bën përpjekje që të ketë dalje në detin Adriatik dhe dihet që pjesa e Republikës Sprska ka qenë ajo pjesa ku edhe në përfundimin e luftës në Bosnje, ishte planifikuar që të kishte një lloj autonomie, një lloj statusi të veçantë ky komunitet që në një të ardhme të afërt ta ketë mundësinë që sërish të krijohen kushte për të dalur në detin Adriatik”, ka thënë ai./Klankosova.tv
https://www.youtube.com/watch?v=FsvlSXBEblE
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.