Dy medalje tjera janë fituar sot nga karateistët në Kampionatin Ballkanik të karatesë, që po mbahet në Poreç të Kroacisë.
Medaljen e argjendtë e fitoi Elhami Shabani në kategorinë -75 kg. Ai shënoi katër fitore, ndërsa humbje pësoi në finale nga turku Enes Bulut.
Herolind Nishevci u stolis me medaljen e bronztë në kategorinë +84 kg. Nishevci shënoi katër fitore, ndërsa në luftën për të bronztën mundi Luka Vukoviq të Serbisë, transmeton Klankosova.tv.
Një ditë më parë, medaljen e bronztë e fitoi Fortesa Orana.
●●●
LISHKRIMI NGA
L I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.